Sport

Valon Berisha zyrtarizohet te skuadra e re

Mesfushori kosovar Valon Berisha është zyrtarizuar te skuadra e re, Fortuna Dusseldorf në Gjermani.

26-vjeçari është i huazuar nga Lazio deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi ka mundësinë të shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij.

Dusseldorfi është aktualisht i 18-i në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë. Vetë Berisha ka thënë se mbijetesa në Bundesligë është qëllimi kryesor për të dhe klubin e ri.

“Që nga dita e parë do të jap gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin ashtu që të arrijmë qëllimin tonë të madh, për të mbijetuar në ligë. Në bisedimet me Lutz Pfannenstiel (drejtori sportiv), por edhe me drejtorin sportiv të Lazios Igli Tare, që ka luajtur te Fortuna, kam fituar ndjenjë jashtëzakonisht të mirë. Pas këtyre, me të vërtetë doja të shkoja te Fortuna”, ka thënë mesfushori i kombëtares së Kosovës.

Berisha kaloi te Lazio nga Salzburgu në qershor të 2018-s dhe më parë kishte luajtur edhe te Vikingu në Norvegji. Në edicionin aktual është paraqitur tetë herë për klubin.