Sport

“Championsi” kombëtar merr sinjalet e para pozitive nga UEFA

“Championsi” kombëtar merr sinjalet e para pozitive nga UEFA

Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka dhënë sinjale pozitive për Kupën “Shën Tereza”, që është projekt i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës Shqiptare të Shqipërisë (FSHF), e ku mendohet të përfshihen klubet e të gjitha kategorive nga të dyja vendet.

E ideuar të zhvillohet me fazë të grupeve, sikurse Liga e Kampionëve dhe gjatë një stinori të rregullt, paralelisht me kampionatet nacionale, liga e përbashkët duhet të marrë miratimin e UEFA-s.