Sport

Manchester United zyrtarizon Bruno Fernandesin

Foto: Reuters

Klubi anglez, Manchester United e ka zyrtarizuar blerjen e futbollistit portugez, Bruno Fernandes.

“Manchester United është i lumtur të konfirmojë arritjen e marrëveshjes me Sporting Clube de Portugal për transferimin e Bruno Fernandes. Marrëveshja është subjekt i kalimit të testeve mjekësore dhe pajtimit të kushteve personale. Një tjetër njoftim do të pasojë së shpejti”, ka shkruar gjiganti anglez në faqen zyrtare.