Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.
Lojtarët e futsallit të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues, janë fotografuar duke konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit "Adem Jashari", pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.
Në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje; kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00./kp.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Futsal: Kosova luan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, e pret Bullgarinë
-
Kosova mbërrin në Batumi për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Federata merr masa për skandalin, pasi e heshti për interesa të saj
-
”Dardanët” shpresojnë të nisin eliminatoret me fitore
-
Sekretari i FFK-së për futbollistët e Përfaqësueses: “Gjest i pahijshëm por nuk mund t'ua ndalim”