Houston Astros iu deshën katër vjet për t’u ndryshuar nga skuadra më e dobët e bejsbollit në më të mirën. Pasi preku pikën më të ulët në vitin 2013, ku regjistroi numër rekord të humbjeve – 111, Houston Astros nxori në pah ambicien e pashëndoshë.
Kudo që shkoi në atë sezon të dobët, Astros mori një rrotë fati, më fjalët si "udhëheqja", "besimi" dhe "dëshira", të cilën e rrotullonin lojtarët e nganjëherë edhe tifozët për t’u argëtuar. Shihej si dëshmi e skuadrës së dobët se nuk po dorëzohej, por në fakt ishte një mashtrim, shumë i madh bile.
Klubi u ngjit në kulmin e këtij sporti, i nxitur nga një dëshirë e madhe në vitin 2017, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.
Por të hënën një raport i ashpër nga Major League Baseball (MLB) ekspozoi Astron si mashtrues, duke shkatërruar reputacionin e tij, duke suspenduar drejtuesit e tyre dhe duke nxitur skandalin më të madh të sportit që nga zbulimi i steroideve në vitin 2000.
Valët e tronditjes kanë qenë sizmike dhe kanë përfshirë edhe dy skuadra të tjera që kanë qenë në dijeni për lojën e pistë që po bënte Astro, Boston Red Sox dhe Mets.
Katër menaxherë kanë humbur punët e tyre: A.J. Hinch dhe Jeff Luhnow të Astros, Alex Cora i Boston Red Sox dhe Carlos Beltran i Mets - të gjithë të implikuar në një skemë të pacipë për të përdorur në mënyrë të paligjshme elektronikën për të vjedhur shenjat e lojtarëve kundërshtarë dhe nëpërmjet teknologjisë t’u nxjerrin probleme me shkopinjtë gjatë goditjeve të topit në ndeshje.
Për disa, ky lloj mashtrimi është më i keq sesa përdorimi i ilaçeve që rrisin performancën. Alex Wood, një gjuajtës te Los Angeles Dodgers - të cilin Astros e mposhti në garën për titullin më 2017 – përdori rrjetet sociale për të shprehur mllefin e tij: "Unë më mirë do të përballesha me një lojtar që po merrte steroide sesa të përballesha me një lojtar që dinte çdo hap që po vinte", ka shkruar ai në Twitter.
Wood ndihmoi Dodgersin të fitonte një lojë të Serisë Botërore në vitin 2017 në Houston. Në pjesën tjetër të ndeshjeve të këtij viti, Astros shkoi në një seri prej 8-0 me fitore, falë vjedhjes së shenjave të gishtërinjve të kundërshtarëve.
"Ende nuk po mund të besoj se një ekip si Astros ka shpikur një gjë të tillë vetëm për t’u ngritur fuqishëm në MLB”, tha veterani Stephen Vogt, i cili luajti në Oakland Athletics në vitin 2017. "Kurrë nuk kisha mundur të bëja një gjë të tillë. Por, me këtë veprim Astros ia ka humbur integritetin lojës së bejsbollit”.
Zbulimi i shpejtë
Më 19 tetor të vitit të shkuar, jeta ishte e shkëlqyeshme për Astros. Pasi regjistroi 107 fitore në sezonin e rregullt, arriti të triumfojë edhe në Serinë e Ligës së Kampionëve të kësaj gare në SHBA.
Megjithatë, ky moment gëzimi nuk zgjati shumë dhe organizata u fut në kaos....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)