Kurzawa drejt Juventusit

Kurzawa drejt Juventusit

24 January 2020 22:29

Mbrojtësi i krahut të majtë, francezi Lavyin Kurzawa, që luan te PSG-ja, pritet të transferohet te Juventusi gjatë afatit kalimtar të këtij muaji.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar të premten se Kurzawa është pajtuar t’i bashkohet ekipit italian. Juventusi, për Kurzawan do të ofrojë në shkëmbim mbrojtësin Mattia De Sciglio, që pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, transmeton Koha Ditore.

Kurzawa, 27-vjeçar, këtë edicion ka 14 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat me ekipin francez. Ai, me PSG-në, ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Ka edhe 13 ndeshje dhe një gol me Francën. Ndërkohë, De Sciglio ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion, pasi ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme