Sport

Barça në garë për Giroudin

Descriptive Text

Skuadra e Barcelonës është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, francezit Olivier Giroud, kanë njoftuar të premten mediumet e huaja.

Barcelona po e kërkon Giroudin pas lëndimit të uruguaianit Luis Suarez, që do të qëndrojë jashtë fushës deri në fund të muajit prill, transmeton Koha Ditore.

Giroud do të largohet nga Chelsea gjatë këtij muaji dhe ekipi londinez, për lirimin e tij po kërkon të paktën pesë milionë euro dëmshpërblim.

Giroud ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij edicioni, kurse deri më tash ka shënuar një gol në shtatë ndeshje.

Pos Barcelonës, interesim për sulmuesin 33-vjeçar kanë treguar edhe Interi e Aston Villa. Giroud, te Chelsea u transferua në janar të vitit 2018, nga Arsenali.