Sport

Zyrtare: Lazaro bashkohet me Newcastle Unitedin

Valentino Lazaro ka kompletuar transferimin e tij nga Interi te Newcastle Unitedi.

Mesfushori është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje për 25 milionë euro, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Interi e kishte transferuar atë në verën e kaluar nga Hertha për 22 milionë euro, por ai nuk ka arritur të bindë trajnerin Antonio Conte.

Lazaro kishte bërë vetëm gjashtë paraqitje në Serie A me Nerazzurët.