Sport

Unitedi tërhiqet nga gara për Fernandesin

Tentimi i Manchester Unitedit për të transferuar Bruno Fernandesin ka dështuar, pasi Sportingu i Lisbonës po insiston që të paguhen 80 milionë euro për të liruar futbollistin portugez, raportoi “The Sun” të enjten.

Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend të paguajë këtë shifër, pasi e vlerëson tepër të madhe. Manchester Unitedi ka ofruar 50 milionë euro dhe dhjetë milionë të tjerë bonuse, transmeton Koha Ditore.

Por, Sportingu kërkon që 80 milionë euro të paguhen menjëherë. Fernandes 25-vjeçar këtë stinor ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Stinorin e kaluar ai shpërtheu, ndërsa shënoi 32 gola dhe asistoi 18 herë në 53 ndeshje në të gjitha garat.

Fernandes te Sportingu gjendet që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Sampdoria për 10 milionë euro. Kontrata e tij me klubin portugez skadon në verën e vitit 2023.