Sport

Rose kërkohet nga Newcastle

Newcastle po insiston në transferimin e mbrojtësit të majtë të Tottenhamit, Danny Rose, bëri të ditur “The Express” të enjten.

Newcastle është në kërkim të një përforcimi në anën e majtë të mbrojtjes. E ardhmja e Roset te Tottenhami është në dyshim pas ardhjes së trajnerit portugez, Jose Mourinho, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, mbrojtësi i Anglisë pritet të mbetet në elitën angleze. Rose 29-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2021. Këtë stinor ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e përfaqësueses së Anglisë, me të cilën ka luajtur 29 ndeshje. Rose ka luajtur shumë pak që prej emërimit të Mourinhos trajner te Tottenhami. Në dy ndeshjet e fundit nuk u aktivizua fare.