Sport

Skuadrat kosovare duhet ta luftojnë diskriminimin edhe në ndeshje përgatitore

Skuadrat kosovare të futbollit kanë zgjedhur Antalian për të mirat që ofron. Dhe të pesë skuadrat e Superligës që synojnë titullin e kampionit kanë shkuar apo do të shkojnë në këtë vend bregdetar turk.

Ka hotele luksoze, fusha e palestra për stërvitje pa fund, mot të mirë dhe ekipe nga e gjithë bota, ndaj të cilave mund të luhen ndeshje përgatitore.

Por skuadrat kosovare edhe në bregdet nuk po gjejnë trajtim të mirë. Ballkani të martën e Gjilani të mërkurën u ballafaquan me situata ta pakëndshme, të lidhura kryekëput me politikën, shkruan Koha Ditore.

Në Antalia po qëndrojnë për përgatitje edhe Prishtina e Feronikeli, kurse për pak ditë do të shkojë edhe Drita.

Zyrtarët e Gjilanit ishin të detyruar të kërcënonin me tërheqje nga zhvillimi i ndeshjes miqësore kundër FC Yenisey, në mënyrë që skuadra nga Rusia të pranonte se po përballej me një skuadër nga Kosova.

Gjilani të mërkurën zhvilloi miqësoren me Yeniseyn dhe ekipi rus në kanalin zyrtar në Youtube e paraqiti atë si ekip nga Serbia. Linku, që ishte postuar edhe nga klubi Gjilani në Facebook, qëndroi për një periudhë para se të ndryshohej emri i shtetit nga zyrtarët rusë. Më vonë, u shkrua se po luhet kundër ekipit nga Kosova... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)