Sport

De Biasi së shpejti pritet të marrë drejtimin e një kombëtareje të re

Ish-menaxheri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi së shpejti mund të marrë drejtimin e një kombëtareje të re.

Sky Sport Italia raporton se De Biasi ka marrë një ofertë nga Irani për ta drejtuar kombëtaren e futbollit për 30 muaj, deri në Kupën e Botës në Katar, transmeton Koha.net.

Dihet tashmë se De Biasi ka përvojë të madhe në menaxhimin e kombëtareve, e së fundmi ka udhëhequr Shqipërinë drejt kualifikimit në Evropian.

63 vjeçari ishte pjesë e Shqipërisë nga dhjetori i vitit 2011 deri në qershor 2017.

Momentalisht ai është duke e konsideruar ofertën e Iranit.