Pas Romës edhe Milani interesohet për Januzaj

Pas Romës edhe Milani interesohet për Januzaj

21 January 2020 12:16

E ardhmja e Adnan Januzaj është larg Real Sociedadit, madje edhe larg kampionatit spanjoll.

Pas interesimit të skuadrës së Romës, tanimë është edhe gjiganti italian, Milan e cila është interesuar për futbollin me prejardhje shqiptare.

Sipas asaj që raporton Corsport, Milan është në kërkim të përforcimit të repartit të sulmit, dhe është duke menduar pikërisht për Adnan Januzaj.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e lojtarit të Real Sociedadit, me katër skuadra të gatshme për transferimin e reprezentuesit të Belgjikës.

Januzaj duket se është i gatshëm të largohet nga klubi spanjoll për të luajtur me më shumë vazhdimësi me fanellën e një skuadre tjetër./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme