Sport

Roberto i bashkohet Alavesit

Portieri i West Ham Unitedit, Roberto, i është bashkuar skuadrës së La Ligas spanjolle, Alaves, në formë huazimi deri në fund të stinorit.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Alavesit të hënën. Roberto 33-vjeçar iu bashkua West Hamit nga Espanyoli në verë të vitit të kaluar për të mbuluar hapësiren e lënë nga i lënduari Lukasz Fabianski, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, ka bërë një seri të gabimeve të mëdha në Premier League dhe West Hami transferoi Darren Randolphin javën e kaluar.

Roberto ka edhe 18 muaj kontratë me West Hamin.