Sport

Roma përforcohet me Ibanezin

Mbrojtësi brazilian Roger Ibanez është larguar nga Atalanta për t’iu bashkuar Romës, kanë bërë të ditur të shtunën mediumet italiane.

Ai të hënën pritet të udhëtojë drejt Romës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar do të bashkohet Romës në formë huazimi me mundësi vazhdimi për një milion euro. Por, vlera e tij do të rritet në 8 milion euro në rast se Roma do ta blejë kartonin e tij nga Atalanta.

Ai me Atalantan nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2023.