Fenerbahçe iniston për Hadërgjonajn

Fenerbahçe iniston për Hadërgjonajn

18 January 2020 21:49

Skudra e Fenerbahçes nuk heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj, kanë raportuar të shtunën mediumet turke.

Klubi elitar i Turqisë është i gatshëm t’i shpenzojë 7 milionë euro për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar futbollistin e krahut të djathtë Huddersfieldit, transmeton KTV.

25-vjeçari për skuadrën angleze këtë edicion ka kontribuar me dy asistime në 20 paraqitje.

Ai me këtë klub ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, por që shpreson të largohet pa i skaduar kontrata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme