Skuadra nga Serie A, Genoa ka bërë ofertë për mesfushorin e River Plates, kolumbianin Juan Quintero, njoftoi të premten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Raportohet se Genoa ka kërkuar huazimin e Quinteros deri në fund të këtij edicioni me detyrim të blerjes së kontratës në verë për 15 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Quintero te Genoa shihet përforcim i duhur në mesfushë. 26-vjeçari muaj më parë është kthyer në fushë pasi kuroi lëndimin dhe deri më tash ka zhvilluar gjashtë ndeshje.
Quintero ka kontratë me River Platen deri në vitin 2022. Ka luajtur edhe te Porto, Rennesi e Pescara në Evropë. Ai ka edhe 22 ndeshje e tre gola me përfaqësuesen e Kolumbisë.