Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Thomas Meunier, raportoi të premten “The Sun”.
Bëhet e ditur se Manchesteri i ka ofruar PSG-së tre milionë euro dëmshpërblim për Meunierin, i cili ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgu pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole Gunnar Solskjaer, që po insiston në transferimin e tij gjatë këtij muaji, transmeton Koha Ditore.
Meunier këtë edicion ka një gol dhe dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat me PSG-në.
28-vjeçari te PSG-ja është transferuar nga Brugge në vitin 2016 dhe ka 40 ndeshje e shtatë gola me Belgjikën. Pos Manchesterit, interesim për të kanë treguar edhe Arsenali e Juventusi.