Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj “Lozana 2020”.
Ashtu sikurse në sllallom të madh, fati nuk ishte me Drinin, i cili u diskualifikua pas lëshimit të parë, të mbajtur sot në Qendrën Skitare “Les Diablerets” të Lozanës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht Kokaj doli i 50-ti nga 77 garues, por më pas gjyqtarët gjetën një gabim gjatë lëshimit, për çka e diskualifikuan.
Sidoqoftë, kjo është një përvojë e mirë për Drinin i cili pati rastin të garojë në ngjarjen më të madhe sportive për të rinj.
Në “Lozana 2020”, pjesëmarrëse ishte edhe skitarja tjetër, Era Shala, e cila theu këmbën gjatë përgatitjeve.