Sport

Nga Feyenoordi në Kosovë: Ëndrrat e Loshit megjithatë janë të mëdha

Nga Feyenoordi në Kosovë: Ëndrrat e Loshit megjithatë janë të mëdha
Foto: Simon Loshi (djathtas) gjatë prezantimit te Feronikeli

Simon Loshi ka vizituar Kosovën prej moshës pesëvjeçare, për pushime dhe vizita familjare. Por, kur muajin e shkuar shkeli në tokën e Kosovës, Loshi pati një ndjenjë krejtësisht tjetër.

“Papritmas, të gjithë të shikojnë ndryshe për shkak se kam ardhur në Kosovë për të luajtur futboll dhe jo për pushime”, thotë Loshi.