Pasi kishte arritur të mposhte Chelsean e Tottenhamin në ndeshjet e fundit, Southamptoni e ka mposhtur sot edhe skuadrën tjetër në formë, Leicesterin.
Mysafirët arritën të shënojnë fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeicesteri e nisi më mirë takimin duke kaluar ne epërsi në minutën e 14 përmes Praetit, i cili shënoi nga asistimi i Vardyt.
Megjithatë mysafirët e përmbysën rezultatin në vazhdim, duke shënuar dy herë.
Armstrong shënoi golin e parë në minutën e 19, kurse Ings në minutën e 81 shënoi golin e fitores.
Leicesteri mbetet në kuotën e 45 pikëve në vendin e dytë, derisa Southamptoni në vendin e 12 ka 28 pikë.