Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

S’ka fitues në derbin e Katalonjës, Barça rikthen kreun

Foto: Reuters

Derbi i sotëm ndërmjet Espanyolit dhe Barcelonës nuk ka dhënë fitues.

Vendasit arritën t’ia mohojnë fitoren Barcelonës duke shënuar në minutën e fundit, për ta marrë një pikë me rezultatin prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishin vendasit që e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 23 të ndeshjes përmes Lopezit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Pjesën e dytë Barça e nisi më mirë duke e përmbysur rezultatin në 1 me 2, me golat e shënuara nga Suarez e Vidal.

Në minutën e 75 Barça mbeti me një lojtar më pak në fushë kur De Jong u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E këtë e shfrytëzuan vendasit që arritën të shënojnë golin e barazimit në minutën e 88 përmes Wu Leit.

Përkundër barazimit Barcelona rikthen kreun e tabelës me 40 pikë, po aq sa edhe Real Madridi në vendin e dytë. Kurse Espanyoli në vendin e fundit ka 11 pikë.