Sport

Leicesteri favorit për Ruganin

Qendërmbrojtësi italian Daniele Rugani pritet të jetë përforcimi i parë te Leicester City gjatë afatit kalimtar të këtij muaji.

Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Leicesteri në parim ka arritur marrëveshje me Juventusin, ekip me të cilin Rugani ka kontratë deri në vitin 2024.

Për kartonin e tij, Leicesteri është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro.

Rugani këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Juventusi, duke regjistruar vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.

Rugani është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse ka edhe shtatë ndeshje me Italinë.

Leicesteri për shërbimet e tij ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Arsenali.