Roma rrit ofertën për Smallingun

Roma rrit ofertën për Smallingun

30 December 2019 23:23

Roma raportohet se ka rritur ofertën për Chris Smallingun në 15 milionë euro plus tri të tjera në bonuse, duke iu afruar çmimit që kërkohet nga Manchester Unitedi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, dy klubet janë në negociata për të bërë transferim të përhershëm kalimin e anglezit në Olimpico.

Unitedi kërkon 20 milionë euro për qendërmbrojtësin që po shkëlqen këtë edicion si i huazuar te Roma.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe të fitojë 3.2 milionë euro te skuadra romake.

Klubi italian ka paguar tre milionë euro për huazimin e lojtarit që ka shënuar dy gola e ka pasur një asistim në 15 paraqitje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme