Xhaka drejt largimit, Arsenali ia cakton çmimin Foto: Reuters

Xhaka drejt largimit, Arsenali ia cakton çmimin

29 December 2019 08:42

Mediat britanike raportojnë se Granit Xhaka pritet të mos luajë më në fanellën e Arsenalit.

E për ta lënë të lirë mesfushorin shqiptar Arsenali kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim, raporton Sky Italy, transmeton Koha.net.

Gjithashtu raportohet se Hertha Berlini ka ofruar për shërbimet e tij 35 milionë euro dhe pritet që Xhaka të pranojë ofertën e klubit gjerman.

Kujtojmë se trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta së fundmi kishte deklaruar se e vlerëson shumë Granit Xhakën dhe llogarit në shërbimet e tij.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme