Sport

Arteta cakton stafin e tij tek Arsenali

Mikel Arteta ka caktuar stafin e tij tek Arsenali, me Freddie Ljungbergun të konfirmuar si një nga tre asistentët.

Spanjolli la postin e asistentit të trajnerit te Manchester City javën e shkuar për të pasuar Unai Emeryn te “Topçinjtë”.

Ljungberg, që ishte trajner i përkohshëm për gjashtë ndeshje tek Arsenali, do të mbesë asistent bashkë me Albert Stuivenbergun e Steve Roundin.

Stuivenberg është asistent i Ryan Giggsit te Uellsi dhe do të kombinojë dy postet deri në Kampionatin Evropian. Më parë ka punuar me Louis van Gaalin te Manchester Unitedi.

Roundi ishte pjesë e ekipit të David Moyesit tek Evertoni e Manchester Unitedi. Ai ka punuar edhe për Anglinë.

Inaki Cana Pavon është përzgjedhur trajner i portierëve. Ai i është bashkuar Artetas duke u larguar nga Brentfordi.