Sulmuesi Dries Mertens pritet të jetë përforcimi i parë i Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të janarit.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Mertens tashmë ka arritur marrëveshje me Dortmundin, ekip që i ka ofruar Napolit një dëmshpërblim të vogël për ta lënë të lirë, duke pasur parasysh se kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Mertens ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin, pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara dhe pritet të largohet në janar.
Ai te Dortmundi shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit, pasi këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Napolit.