Sport

Manchester City në garë për Havertzin

Manchester City është futur në garë për shërbimet e mesfushorit gjerman Kai Havertz, i cili është pjesë e ekipit nga Bundesliga, Bayer Leverkusen.

“Bild” ka raportuar të premten se City tashmë ka nisur negociatat me Leverkusenin, që po kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë mesfushorin 20-vjeçar, transmeton KTV.

Te City po insistojnë në transferimin e Havertzit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi trajneri Pep Guardiola po e sheh si të ardhme të klubit.

Havertz ka edhe shtatë paraqitje me Gjermaninë kurse vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Bundesligë. Ai këtë edicion ka tri gola në ndeshje ndeshje me Leverkusenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022.