Barcelona ndan pikët me Sociedadin Foto: Reuters

Barcelona ndan pikët me Sociedadin

14 December 2019 17:50

Barcelona nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Real Sociedadi.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Oyarzabal ishte ai që i dha epërsinë Sociedadit në minutën e 12, duke shënuar nga penaltia.

Kurse shifrat i barazoi Griezmanni në minutën e 38 pas asistimit nga Suarezi, i cili i dha epërsinë Barçës në minutën e 49.

Por, një pikë vendasve ia siguroi Isaku duke shënuar në minutën e 62.

Barça në krye të tabelës ka 35 pikë, derisa Sociedadi në vendin e katërt ka 28 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme