Sport

Deschamps vazhdon kontratën me Francën

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka zgjatur kontratën e tij edhe për dy vjet me federatën franceze.

Ai do të jetë pjesë e Francës deri më 2022.

51-vjeçari është pjesë e Francës që nga viti 2012 duke udhëhequr kombëtaren drejt medaljes së argjendtë në Euro 2016 e në triumfin e Botërorit 2018.

Ish-mesfushori i Francës do të udhëheqë këtë kombëtare të paktën edhe në “Euro 2020”. Franca është pjesë e Grupit F bashkë me Portugalinë e Gjermaninë dhe një skuadër tjetër që do të mësohet më vonë.