Pavarësisht se emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Interi apo Manchester Unitedi në janar, mesfushori Arturo Vidal do të mbetet te Barcelona.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në një intervistë të dhënë të hënën për mediumet spanjolle, ka insistuar se Vidal do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arturo Vidal nuk do të largohet në janar. Ai do të jetë pjesë e ekipit tonë për këtë edicion, pasi është i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë Vidal, transmeton Koha Ditore. Kiliani 32-vjeçar, te Barcelona u transferua vitin e shkuar dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2022.
Këtë edicion, ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 15 ndeshje në të gjitha garat. Vidal karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Juventusi e Bayer Leverkuseni.