Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rakitiqi dëshiron qëndrimin te Barcelona: Është vendi perfekt për mua

Ivan Rakitiq thotë se Barcelona është vendi perfekt për të.

Kroati 31 vjeçar është lidhur me një largim nga Barcelona, për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë sezon, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E për shërbimet e tij kanë shprehur interesim disa skuadra, ndër to edhe kampioni i Italisë, Juventusi.

“Shumë gjëra kanë ndodhur në muajt e fundit. Ndonjëherë ato ndodhin dhe nuk mund t’i kuptosh, por duhet t’i pranosh ato. Dua të jap të gjitha dhe nëse mund të luaj këtu gjithmonë kam thënë se s’ka vend më të mirë se Barcelona për të fituar trofe, është vendi perfekt për mua”, ka thënë ai.