Si i zhvilloi Brazili dy prej portierëve më të mirë në botë

Si i zhvilloi Brazili dy prej portierëve më të mirë në botë

08 December 2019 12:26

Rio de Janeiro, dhjetor (ESPN) – Për disa njerëz mund të duket e çuditshme që dy prej portierëve më të mirë në botë, ndoshta edhe më të mirët, janë nga Brazili, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi të gjitha, Alisson i Liverpoolit dhe Ederson i Manchester Cityt, janë nga një vend ku është ndier nganjëherë se Brazili ka fituar kupat e botës pavarësisht nga portierët që kishte, e jo për shkak të tyre.

Kjo mund të jetë pak e rëndë për Gilmarin, që ishte portier i përfaqësueses që fitoi Botërorët e vitit 1958 dhe 1962, ndonëse Felix nga Botërori 1970 nuk ishte i veçantë. Në atë botëror Brazili kishte shënuar 18 gola në gjashtë ndeshje dhe kishte pranuar shtatë sosh. Mirëpo, është e vërtetë se kohët kanë ndryshuar.

Një nga portierët më të mirë të Brazilit në të kaluarën ishte Emerson Leao, zgjedhje e parë në Botërorët 1974 dhe 1978. Por në mënyrë bizare ai nuk u ftua në Botërorin 1982. Në fillim të mijëvjeçarit, Leao pati një periudhë të shkurtër në krye të përfaqësueses.

Ai ka thënë se ka mundur të jetë i mirë kur ishte aktiv, por portierët nga të cilët u desh të zgjidhte në vitin 2000 ishin dukshëm më të mirë. Emrat si Marcos, Julio Cesar, Dida e Rogerio Ceni ishin dukshëm më para se garda e vjetër.

Nuk është një koincidencë, por rezultat i një procesi. Brazili gjatë i ka marrë seriozisht stërvitjet fizike.

Ka pasur specialistë duke punuar me përfaqësuesen nga Botërori 1958; për dallim nga standardet e stërvitjeve të Anglisë me dekada pas kësaj, ku përfshihej disa xhiro vrapim rreth stadiumit, pasuar nga një vizitë në fushë të golfit.

Në periudhën pas dëshpërimit të Brazilit në Botërorin 1966, fakti se trajneri fizik i skuadrës vinte nga një e kaluar në xhudo ishte vlerësuar si gabim. Për Botërorin 1970 në Meksikë, lojtarët madje edhe ndoqën një program stërvitor të dizajnuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA, për të përballuar lartësinë mbidetare në Meksikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme