Sport

Udinese e Napoli ndajnë pikët

Udinese dhe Napoli kanë ndarë pikët në javën e 15-të në Serie A.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Ishte Udinese që kaloi e para në epërsi në minutën e 32 përmes Lasagnas, i cili shënoi pas asistimit nga Fofana.

Napoli arriti të barazojë shifrat përmes Zielinskit, i cili shënoi në minutën e 69 pas asistimit nga Mertensi.

Në minutën e 79 Napoli mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Maksimoviqi u ndëshkua ma karton direkt të kuq.

Napoli tani në vendin e shtatë ka 21 pikë, derisa Udinese në vendin e 14 ka 15 pikë.