Dy ndeshje do të zhvillohen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës në basketboll, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të martën.
Të mërkurën të dy ndeshjet do të nisin në orën 19:00, kurse më interesantja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku përballen rivalët e qytetit – Ponte dhe Bashkimi, transmeton Koha Ditore.
Ndërkohë, në Prishtinë, Sigal Prishtina e pret Lipjanin që është i fundit në tabelë dhe ekipi i vetëm pa fitore këtë edicion.
Edhe të enjten, të dyja ndeshjet do të zhvillohen prej orës 19:00.
Në palestrën “Mizahir Isma” do të përballen Rahoveci e Golden Eagle Ylli, derisa në ndeshjen tjetër, Peja e pret Trepçën në “Karagaç”.
Në këtë xhiro, Feronikeli pushon.
Aktualisht prin Rahoveci me 24 pikë, tri më shume se Bashkimi e Ponte Prizreni që ndajnë pozitat dy dhe tre, derisa Prishtina është e katërta me 19 pikë.