FSHF fillon licencimin e klubeve për garat evropiane

FSHF fillon licencimin e klubeve për garat evropiane

02 December 2019 12:22

Sektori i Licensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se ka filluar procesi i licencimit të klubeve shqiptare për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2020-2021.

Ky proces do të përfundojë më 31 mars 2020, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces.

Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike dhe rëndësinë më të madhe në raport me kriteret e tjerë.

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar të marrin pjesë në seminarin që organizohet më datë 12 dhjetor 2019 nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme