Sport

Zeneli: Kosova nuk do të ketë rast më të mirë për të shkuar në Evropian

Zeneli: Kosova nuk do të ketë rast më të mirë për të shkuar në Evropian

Kosova duhet të fitojë dy ndeshje në mars për të siguruar pjesëmarrjen në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.

Fillimisht përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 26 mars duhet të fitojë në udhëtim ndaj Maqedonisë Veriore e më 31 mars, prapë në udhëtim, të mposhtë Gjeorgjinë apo Bjellorusinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas yllit të Kosovës, Arbër Zeneli, Kosova është para rastit më të madh që do të ketë ndonjëherë për t’u kualifikuar në kampionat evropian.