Sport

Conte: Të jemi lider është krenari

Foto: Reuters

Trajneri Antonio Conte ndihet krenar që ka arritur të marrë pozitën e liderit në Serie A me Interin.

“Nerazzurri” morën kreun e tabelës pas 14 xhirove duke fituar në shtëpi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Spalit, derisa rivali i përbetuar Juventusi barazoi ndaj Sassuolos me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

“Që nga dita e parë punonim që të kishim ndikim dhe të nervozonim ekipet e tjera. Të kthehemi në krye të tabelës pas 14 xhirove na bënë krenar, pasi e dimë rrugëtimin që kemi pasur për të arritur këtu”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia.

Tutje ai ka shtuar se, “në të njëjtën kohë kjo duhet të na japë entuziazëm pozitiv dhe të na shtyjë të bëjmë edhe më tepër, të kontrollojmë ndeshjen pa vuajtur në mënyrën siç e bëmë sot”.

Interi tani është lider në Serie A me 37 pikë, një pikë më shumë se kampioni italian Juventusi.