Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është dënuar me katër ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Munishi u përjashtua në ndeshjen ndaj Gjilanit, me karton të kuq, pas reagimeve dhe provokimeve të futbollistit kundërshtar, transmeton KTV.
“Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore, dënohet me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Munishi nuk e drejtoi skuadrën e tij as në Kupën e Kosovës, ndaj Dritës, duke qëndruar në tribuna.