Sport

Edhe një derbi në Prizren

Descriptive Text

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 14-të.

Derbi i javës luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku takohen Bashkimi Rahoveci.

Bashkimi është i treti me 19 pikë nga 11 ndeshje, kurse Rahoveci prinë me 23 pikë nga 12 ndeshje, transmeton Koha Ditore.

Të shtunën është edhe ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën në Rahovec. Kampionia në fuqi, Prishtina është eliminuar nga garat evropiane dhe tani do të fokusohet plotësisht në skenën vendore.

Prishtina i ka tri humbje deri më tash, ndërsa mban vendin e pestë me 17 pikë nga dhjetë ndeshje të luajtura. Dy ndeshje tjera të javës së 17-të, janë të dielën. Nga ora 17:00 takohen Trepça e Ponte Prizreni, kurse nga ora 19:00 Lipjani – Peja.