Fillon ndeshja Ballkani – Drita, të gjitha parat e mbledhura do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ballkani mposht Dritën nga penaltitë

28 November 2019 12:52
15:24

Ballkani ka mposhtur nga ekipi i Dritës, 5 me 4 nga penaltitë.

Ballkani tani është kualifikuar për 1 të 8-ën e finales, transmeton KTV.

Betim Hachimusa i Dritës ka dështuar të shënoj penaltinë ndërsa Liridon Fetahaj ka dhënë golin e fundit nga penaltitë për Ballkanin, duke i dërguar drejt finales.

Ballkani ka pësuar gol në minutën e 28 të ndeshjes, por me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 53-të, ka arritur që të barazoj.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Ballkani ka qenë pa një lojtarë, pasi Edvin Kuç është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 98 dhe është përjashtuar nga ndeshja.

Golin e vetëm të Ballkanit e ka shënuar Blend Baftiu në minutën e 53.

Ndërsa golin për Dritën e ka shënuar Fidan Gerbeshi nga penaltia, në minutën e 28 të kësaj ndeshje.

13:50

Ballkani barazon rezultatin me Dritën

Ballkani ka arritur që ta barazoj rezultatin me Dritën.

Blend Baftiu ka shënuar gol në minutën e 53 të ndeshjes, duke barazuar rezultatin në 1 me 1 me Dritën.

13:05

Drita kalon në epërsi ndaj Ballkanit

KF Drita ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit.

Goli u shënua nga Fidan Gerbeshi nga penaltia, në minutën e 28 të ndeshjes, transmeton KTV.

Kapiteni i Ballkanit shkaktoi ndërhyrje të palejueshme ndaj kapitenit të Dritës, Ardian Limani.

12:52

Fillon ndeshja Ballkani – Drita, të gjitha parat e mbledhura do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Ka filluar ndeshja Ballkani Drita në kuadër të Kupës së Kosovës.

Në këtë ndeshje fillimisht është mbajtur 1 minutë heshtje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri, raporton KTV.

Parat e mbledhura nga biletat e ndeshjes së sotme do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, kanë bërë të ditur zyrtarët e klubit të Ballkanit.

Një biletë për këtë ndeshje kushton 3 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme