Sport

FC Prishtina ndihmon Shqipërinë

Foto: Reuters

FC Prishtina i është bashkuar grupeve të tifozëve dhe qytetarëve të shumtë të Kosovës që po e ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit ku humbën jetën shumë persona.

Klubi më i trofeshëm në vend ka shkruar se familjet e pastreha janë ndihmuar me pako ushqimore në vlerë prej rreth 1 mijë euro, raporton KTV.

“Skuadra e Prishtinës ka grumbulluar rreth 30 pako në vlerë rreth 1.000 euro me gjëra ushqimore dhe gjësende tjera elementare - ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Mesazhi i futbollistëve bardhekaltër është i qartë: JEMI NJË”, ka shkruar FC Prishtina në faqen zyrtare.

Në Durrës për të ofruar ndihmë, ka qenë gjatë ditës edhe kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, si dhe përfaqësues të shumë tifogrupeve të klubeve sportive të Kosovës.