Atletico Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Granada.
Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.
Renan Lodi ishte ai që i dha epërsinë Atleticos në minutën e 60 pas asistimit nga Herrera.
Megjithatë, vendasit arritën të shënojnë golin e barazimit përmes Sanchezit, shtatë minuta më vonë.
Atletico tani arrin në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e tretë, kurse Granada në vendin e gjashtë ka 21 pikë.