Sport

Arritja unike e LeBron Jamesit

Për LeBron Jamesin, dyshifrori i trefishtë nuk është synim, shkruan AP.

Ato janë vetëm efekte anësore të konsistencës së tij, të lojës së përgjithshme të shkëlqyer që ka treguar gjatë 17 stinorëve në NBA, dhe nuk është duke treguar shenja të ngadalësimit.

Dyshifrori i trefishtë po ashtu nuk ka shumë kuptim për Jamesin nëse nuk arrihet fitorja. Kështu që James ishte i lutmur që “triple-double” i tij i fundit erdhi në një natë të një fitoreje të radhës të Los Angeles Lakers.

James është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që ka regjistruar dyshifror të trefishtë ndaj çdo skuadre në ligë, dhe Anthony Davis shënoi 34 pikë, ndërsa Lakersi arriti fitoren e pestë rresht, duke triumfuar të martën mbrëma me 112:107 ndaj Oklahoma City Thunder.

James e mbylli ndeshjen me 25 pikë, 11 kërcime e 10 asistime për të regjistruar “triple-double” ndaj kundërshtarit të 30-të të tij, ndërsa skuadra më e suksesshme në NBA këtë stinor, Lakers ka shënuar fitoren e 12-të në 13 përballjet e fundit. James ishte më tepër i befasuar sesa i mrekulluar nga arritja e tij e fundit statistikore.

“Trajneri Frank Vogel erdhi dhe më tha, ‘Urime’ dhe unë mendova se po bënte shaka për shtatë topat e humbur që kisha. Vërtet nuk e di se çfarë të mendoj. Mendoj se është një statistikë mjaft e mirë, por jam i lumtur kryesisht se ndodhi në një fitore”, ka thënë James.

James ka regjistruar dyshifrorin e trefishtë të pestë në dhjetë ndeshjet e fundit, duke arritur katër prej tyre në fitore. Ka një arsye për këtë seri të tij. Ndonëse James në mënyrë konstante ka pasur statistika impresive qëkur iu bashkua ligës në vitin 2003, ai është duke kryesuar në NBA këtë stinor me 11.1 asistime për ndeshje, gati katër më tepër sesa mesatarja e tij e karrierës.

Ai ka pasur së paku dhjetë asistime në gjashtë ndeshje rresht, që është seria më e gjatë në karrierën e tij....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)