Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me ofertë të re për Sanen

Bayern Munich është gati të ofrojë sulmuesin Kingsley Coman për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sipas mediave gjermane, “bavarezët” dëshirojnë ta transferojnë gjermanin në afatin e janarit ose në fund të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Negociata do të fillojnë brenda një kohe të shkurtër, pasi trajnerit Pep Guardiola, i pëlqen shumë lojtari./kp

Javën e kaluar drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ishte në Angli për të biseduar për Sane.

Ka spekulime që Sane do të kushtojë rreth 100 milionë euro dhe kjo vlerë e madhe do të zvogëlohet nëse përfshihet Coman.

Sane është duke u shëruar nga një lëndim në gju që ka pësuar në gusht.