Sport

Caktohen çiftet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll

Përballjet Feronikeli - Llapi dhe Ballkani - Drita janë ndeshjet më interesante në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Çiftet janë caktuar me shortin e tërhequr të hënën në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Koha Ditore.

Krahas ekipeve të Ligës së Dytë, në këtë rreth janë përfshirë edhe skuadrat e Ligës së Parë dhe të Superligës.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 27 nëntor prej orës 12:30 dhe janë me sistem eliminimi.

Krahas dy ndeshjeve derbi, çiftet e tjera të rrethit të dytë janë: 2 Korriku – Istogu, Dukagjini – Besa, Vëllaznimi – Ferizaj, Arbëria – Onix, Vitia – Ramiz Sadiku, Ulpiana – Liria, Malisheva – Gjilani, Dardana – Vllaznia, Dardanët – Trepça ’89, Flamurtari – Vushtrria, Minatori – Prishtina, Drenica – Fushë Kosova, Trepça – Drenasi dhe A&N – KEK-u.