Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Southgate: Kosova ishte test i mirë për ne

Foto: Driton Paçarada / KD

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se Kosova ishte një test shumë i mirë për lojtarët e tij.

Anglia sonte fitoi me rezultat prej 0 me 4 në “Fadil Vokrri” duke ia shkaktuar Kosovës humbjen e parë në këtë stadium nga këto kualifikuese për Euro 2020, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Donim të shihnim disa lojtarë por e dinim se duhej të mbanim lojtarët e fortë në fushë pasi Kosova ka qenë e shkëlqyeshme gjatë kësaj fushate kualifikuese. Për ne ishte një mbrëmje fantastike me pritjen që na u bë këtu”, tha Southgate.

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për Euro 2020

Ai thotë se pjesa e parë ishte më e vështirë.

“Pjesa e parë ishte shumë e vështirë, duhej të largonim presionin dhe ishte një test shumë i mirë për ne. Jemi ekip shumë i ri dhe vetëm sa do të përmirësohemi. Nuk do të mund të bënim më shumë se kaq në këto muajt e fundit. E dimë se ka ndeshje të vështira dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka thënë Southgate.