Trajneri i Çekisë thotë se s’do t’i përsërisin gabimet e ndeshjes së parë me Kosovën

Trajneri i Çekisë thotë se s’do t’i përsërisin gabimet e ndeshjes së parë me Kosovën
Trajneri i kombëtares çeke, Jaroslav Shilhavy, ka thënë se lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen me Kosovën.
“Kapiteni e tha se atë çfarë ndjen. Nuk kemi nevojë për motivim, pasi të gjithë e dinë rëndësinë që ka ndeshja e nesërme për ne. Gabimet që i kemi bërë në ndeshjen e parë nuk besoj që do t’i përsërisim”, tha ai.
Tutje, trajneri i kombëtares çeke foli edhe për Arbër Zenelin, i cili tha se ka kohë që nuk ka luajtur për Kosovën.
“Ju keni lojtarë të mirë dhe keni besim në lojtarët dhe lojën tuaj. Shembull Rashica është lojtar shumë i mirë. Kam një ndjesi pozitive për ndeshjen e nesërme. Nëse ne nuk fitojmë nesër, do të shkonte huq e gjithë puna që kemi bërë. Unë e di 90 për qind se kush do të luajë nga minuta e parë nesër kundër Kosovës. Unë besoj te lojtarët dhe te të gjithë që janë afër nesh. Na kanë mbetur disa bileta pa shitur dhe besoj që do të shiten. Besoj që do të shiten të gjitha biletat dhe do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve”, deklaroi trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Shilhavy.
“Ne nuk pranojmë që nesër të humbasim”, u shpreh ai.
“Fitoren do t’ia dedikojmë Bruknerit. Fola me të dhe e urova për ditëlindjen. Edhe ai më uroi suksese”, tha trajneri i Çekisë.
Kapiteni i Çekisë: Për Kosovën mungesa e Muriqit nuk do të jetë problem i madh
Vladimir Darida, kapiten i kombëtares së Çekisë ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij i kanë analizuar mirë ndeshjen me Kosovën e atë me Anglinë.
“I kemi parë të dyja ndeshjet, edhe kundër Anglisë edhe kundër Kosovës. I kemi analizuar mirë të dyja ndeshjet, dhe jemi të gatshëm”.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin çek, pasi ajo do të luhet në qytetin e tij, transmeton Koha.net.
“Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ne e vlerësojmë këtë ndeshje në mënyrë profesionale dhe jemi të përgatitur maksimalisht. Për mua është diçka e veçantë që luaj në qytetin tim. Shpresoj që ta festojmë me fitore ditën e nesërme”.
Darida për thënë se mungesa e Vedat Muriqit nuk do të jetë problem i madh për Kosovën, pasi ai do të zëvendësohet nga një tjetër sulmues po ashtu i fuqishëm.
“Dje e kam marr vesh që nuk do të luajë Muriqi. Ai është zëvendësuar nga një sulmues tjetër po ashtu i fuqishëm. Për Kosovën nuk besoj që do të jetë ndonjë problem i madh mungesa e Muriqit. Goli i dytë që kemi marrë ndaj Kosovës ka qenë një gabim i joni. Kemi mësuar nga gabimet tona në ndeshjen e parë. Besoj që nuk do të gabojmë dhe të luajmë më mirë për të fituar. Rashica ka kualitet dhe është i rrezikshëm për ne. Nuk do të përqendrohemi vetëm te Rashica por të e gjithë skuadra”, u shpreh Darida.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ronaldo, afër një rekordi tjetër botëror

Italia nis mbrojtjen e titullit ndaj Anglisë

Pensionohet ish-futbollisti i talentuar i Barcelonës

Shqetësime për sulm në stërvitjen e Suedisë

Bayerni kërkon Lukakun

Përdori telefonin e shikuesit, gjyqtari egjiptian suspendohet

Ronaldo flet sërish për largimin nga Unitedi

Kosova pritet t’i ndjekë rrugët ligjore pas diskriminimit nga Spanja

Izraeli me përkrahje të madhe nga tribunat kundër Kosovës

Hodaj thotë se pa urdhër të gjykatës janë intervistuar edhe lojtarët e Kosovës

Agim Ademi vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK
