Reja: Xhaka është i lënduar për këtë nuk ka dashur të vijë

Reja: Xhaka është i lënduar për këtë nuk ka dashur të vijë

13 November 2019 13:40

Teksa Kombëtarja e Shqipërisë në futboll gjendet në prag të ndeshjes me Andorrën, trajneri i saj, Edy Reja ka mbajtur konferencën për media, ku ndër të tjera foli edhe çështjen e shumëpërfolur “Xhaka".

“Do të luajmë me modulin 4-3-3 që lojtarët të ndjehen mirë. Duhet të krijojmë një grup solid, që ka dëshirë dhe e dashuron këtë ekip. Mund të ndodhë që nuk përfshihesh në një ndeshje, kjo është detyrë e trajnerit. Më vjen keq për Grezdën, është lojtar me potencial, vendosi të mos pranojë ftesën”, deklaroi Reja.

Më tej, trajneri shtoi se kush mendon që është Lionel Messi gabohet.

“Kam një ekip me djem inteligjentë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj individi. Kush mendon se është Messi gabohet,” tha ai.

I pyetur rreth mungesës së Xhakës, Reja tha se ai ia ka shpjeguar se ka një lëndim.

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet,” tha Reja.

Po kështu, gjatë fjalës së tij, trajneri sqaroi se atmosfera brenda ekipit kombëtar të Shqipërisë është e mirë dhe se nuk ka inate.

“Nuk ka revolta brenda grupit, ka lojtarë që tërhiqen, që nuk pranojnë vendimet e marra. Nuk ka çështje brenda grupit, jemi si familje dhe duhet të bisedojmë aty. Duam në çdo ndeshje te luhet me motivacionin e duhur dhe lojtarët të japin maksimumin 100%,” u shpreh tekniku italian.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme