Një ditë pasi Andy Robertson i Liverpoolit bëri asistimin e tij të katërt në Premier League në fitoren 3:1 ndaj Manchester Cityt, ai e ka sfiduar mbrojtësin tjetër anësor Trent Alexander-Arnold.
Kapiteni i Skocisë postoi një video në Twitter duke qeshur dhe me shkrimin “Po e kuptoj se kam më tepër asistime se Trenti”, ndaj të cilit ka reaguar bashkëlojtari i tij “Flasim sërish në maj”, shkruan sot Koha Ditore.
Rivaliteti i shëndetshëm i mbrojtësve anësorë të Liverpoolit ka bërë që ata të krijojnë raste në nivel me disa nga sulmuesit më të mirë në botë, duke shtuar kështu edhe më tepër forcën e sulmit të frikshëm të skuadrës angleze që është duke kërkuar titullin e parë në ligë pas 30 vjetëve pritje.
“Unë dhe Trent kishim shifra të mëdha sa i përket kontributit në gola dhe gjëra të tilla, por ishte më tepër se kaq”, ka thënë Robertson për faqen zyrtare të Liverpoolit. “Në aspektin defensiv jemi shumë mirë dhe këtë stinor kemi tentuar të njëjtën gjë. Thjesht mundohemi të prodhojmë standard të lartë në çdo ndeshje, por nuk është gjithmonë e mundur”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)